Maldini takon Barçën, do 90% ulje për mbrojtësin e katalanasve

Futboll

Maldini takon Barçën, do 90% ulje për mbrojtësin e katalanasve

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Me Duarten që thuajse ka hum bur sezonin e Kaldarën që nuk po gjen formën e duhur, kuqezinjtë kanë praktikisht vetëm dy lojtarë për qendrën e prapavijës. Në këto kushte duhet afrimi i një tjetër mbrojtësi. Milani ka pasur gjithnjë shënjestër kur ka zgjedhur francezë. 

Marsel Desai në të kaluarën e Teo Hernandez në të tashmen janë shembujt më të mirë. Si në rastin e këtij të fundit, orientimi ka ardhur prej Paolo Maldinit. Legjenda e “Djallit” ka takuar homologun katalanas Erik Abidal, një tjetër ish-mbrojtës i shndërruar në drejtor sportiv për të biseduar për Zhan Kler Todibon.

Që prej janarit të këtij viti Barça vendosi të investonte te 190 centimetrat e lojtarit. Jo për ta blerë, sepse kushtoi vetëm 1 milion euro, por për ta bërë të pranonte të hidhte firmën mbi një kontratë ku klauzola do të ishte 150 milionë euro. Për këtë futbollist Milani kërkon një akord me Barcelonën, e cila po shqyrton mundësinë e lejimit të tij për t’u larguar, qoftë edhe përkohësisht.

Në këtë kontekst po mundohet të përfshihet Maldini, që thuhet se ka bërë një ofertë prej 8-10 milionë eurosh për kartonin e Todibos. Kjo ulje me 90 për qind të vlerës do t’i mundësonte Barcelonës të drejtën ekskluzive për riblerjen e francezit, i cili do të ishte një alternativë e Muzakios, duke qenë se Romanjoli cilësohet i paprekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat