Jesus ia thyen rekordin e Ligës së Kampionëve Neymarit

Futboll

Jesus ia thyen rekordin e Ligës së Kampionëve Neymarit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:30
Neymar Jr.

Gabriel Jesus theu një rekord, të mbajtur nga ylli i PSG, Neymar, pasi arriti 100 gola në karrierë. Ky sukses erdhi falë “hat-trick” të së mërkurës në Champions, kundër Dinamo Zagreb. Manchester City e mbylli fazën e grupeve me katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshje.

Për Jesus, goli i tij i dytë në Zagreb ishte 100-ti në karrierën e brazilianit, ndërsa i treti e kaloi “një shekull”. Sulmuesi ka shënuar 28 herë për Palmeiras, 18 herë për kombëtaren e Brazilit dhe 55 herë me Manchester City, në një karrierë që është ende në fazat e para.

Po ashtu, shënimi i 100 golave nuk ishte i vetmi moment historik që Jesus arriti në Zagreb, të mërkurën, pasi sulmuesi i “qytetarëve” u bë edhe braziliani, që shënon më i ri se gjithkush tjetër 10 gola në Ligën e Kampionëve, transmeton Telesport.

Neymar e arriti këtë “stacion” në moshën 23 vjeç dhe 75 ditë, por Jesus e kapërceu atë, duke e shënuar golin e tij të 10-të në Champions vetëm 22 vjeç dhe 252 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat