Islami: Tetë pikë më pak për Renovën, shkaku i referëve

Futboll

Islami: Tetë pikë më pak për Renovën, shkaku i referëve

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:25
Islami: Tetë pikë më pak për Renovën, shkaku i referëve

Trajneri i Renovës, Bujar Islami, ka deklaruar se vendi i parafundit në tabelën e klasifikimit të ligës së parë është edhe si rezultat i padrejtësive që i kanë bërë arbitrat në disa ndeshje kampionale, duke e dëmtuar për tetë pikë.

Megjithatë, është optimist se me përforcime të mira, përgatitje cilësore dhe ndeshje të mira në sezonin pranveor do t’ia arrijnë qëllimit.

Një analizë të sezonit vjeshtor për skuadrën. 19 pikë në 18 ndeshje, prej tyre 5 fitore, 4 barazime, 9 humbje. Goldallimi 17:30, -13? Sa jeni i kënaqur?

Bujar Islami: Gjithsesi se nuk jemi të kënaqur me situatën momentale në tabelë, por gjithashtu duhet të analizohet mirë se në çfarë situate ishte ekipi në fillim të përgatitjeve kur nga Renova u larguan 10 futbollistë standard. Megjithatë, ne përsëri me shumë punë dhe mundin e të gjithëve në klub deri diku u konsoliduam.

Sa i përket lojës mund të themi se jemi shumë të kënaqur, sepse në shumicën e ndeshjeve kemi pasur posedim dhe lojë dominuese, por me realizimin nuk jemi të kënaqur, sepse krijojmë shumë raste si asnjëherë më parë, ndërsa realizojmë pak.

Sa ka ndikuar referimi në vendin në tabelën e klasifikimit, pasi në disa ndeshje keni reaguar për gjykim skandaloz?
Bujar Islami:
Për referimin as që duhet të diskutojmè pasi që të gjithë janë të informuar me padrejtesitë ndaj ekipit tonë në disa ndeshje.

Tetë pikè i kemi me pak si rezultat i "gabimeve" të referimit të cilat i kemi të dëshmuar edhe me video inçizime.
Edhe lëndimi i disa futbollistëve titular, poashtu ka ndikuar në rezultatet tona, ku si rezultat i lëndimeve na u paraqitë një zbrazëtirë e madhe në ekip.

A keni nevojë për përforcime në afatin kalimtarë dhe a do të përforcoheni?
Bujar Islami:
Kemi nevojè që të përforcohemi në të gjitha repartet që të jemi kundërshtarë të barabartë me të tjerët, sepse fondi i futbollistëve ka qenë shumë i vogël.

Çfarë pune iu pret në sezonin pranveror?
Bujar Islami
: Na pret një punë shumë e madhe, por besoj se me një fazë të mirë përgatitore dhe duke i marrur ndeshjet njè nga njè si në kampionat poashtu edhe në kupe do të arrijme deri te qèllimi që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat