Haaland ka zgjedhur skuadrën e re

Futboll

Haaland ka zgjedhur skuadrën e re

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:42
Erling Braut Haaland

Talenti norvegjez, Erling Braut Haaland, ka vendosur të ndërrojë skuadër, por jo për t’u transferuar edhe shumë larg Austrisë.

19 vjeçari do të lë Salzburgun, për t’u transferuar në kampionatin gjerman.

Borussia Dortmund to dë jetë skuadra e re e Haaland, shkruajnë mediet sportive.

Lojtari ka qenë një sensacion këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur të shënoi edhe hat-trik.

Për Haaland ka pasur interesim të madh nga e gjithë Evropa. Thuhej se 39 ekipe kanë përcjell paraqitjen e tij të fundit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Por, lojtari ka vendosur për Dortmundin, pasi e sheh si vend ideal për t’u rritur si lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat