Disa skuadra në Anglia kanë treguar interesim të madh për sulmuesin e kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, si Manchester United, Bournemouth.
Por ekipi që është ka disa muaj që e monitoron vazhdimisht atë është Tottennham Hotspur.
Gazeta prestigjoze nga Ishulli, “The Sun” shkruan sot se londinezët kanë gati ofertën prej 20 milionë eurove për Muriqin.
Me vendimin e trajnerit Jose Mourinho, ishte dërguar një agjent i klubit për ta përcjellur 25 vjeçarin edhe në ndeshjen e fundit kundër Genclerbirligit, ku Muriqi shënoi 2 gola.