Çfarë e shqetëson Neuerin?

Futboll

Çfarë e shqetëson Neuerin?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Çfarë e shqetëson Neuerin?

Kapiteni i Bayern Munihut, Manuel Neuer, prej portierëve më të mirë në botë, kishte pak punë pardje ndaj Tottenhamit, pasi kundërshtari ishte i pafuqishëm për të sulmuar, nisur nga mungesat e shumta në formacion.

“Treguam një formë të mirë nga ndeshja e parë deri tek e fundit. Kjo më pëlqen, pasi tregon se skuadra është konstante dhe vlerëson kompeticionin.

Ashtu si në kampionat, edhe skuadra krijoi raste por me ndryshimin që fati ishte në krahun tonë dhe topi përfundoi në rrjetë.

Ai që më shqetëson është dëmtimi i Comanit, ai nuk ndihet mirë, shpresojmë të mos jetë diçka serioze, pasi ai ka vuajtur jo pak në sezonet e fundit”, tha Neuer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat