Torres dhe dyshimet mbi Simeone-n: Problemi vjen nga jashtë

Futboll

Torres dhe dyshimet mbi Simeone-n: Problemi vjen nga jashtë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:02
Fernando Torres

Diego Simeone është vënë në diskutim për shkak të ecurisë jo shumë të mirë të Atletico Madrid në këtë sezon, me Colchoneros që mbajnë vendin e shtatë në La Liga.

Ish-sulmuesi i madrilenëve, Fernando Torres, ka dalë në mbrojtje të argjentinasit. "Skuadra më duket shumë mirë. Në një sezon ka gjithmonë ulje dhe ngritje", ka thënë Torres për Marca-n.

"Megjithatë, Atletico përgjigjet gjithmonë në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Simeone? Dyshimet mbi të vijnë nga jashtë. Ai e di shumë mirë çfarë do dhe në fund i arrin gjithmonë objektivat. Sigurisht, nuk është normale të shihet Atletico në vendin e pestë ose të shtatë të renditje, por mbetet konkurrues".

"Problemi i golit? Dëgjoj të flitet për këtë që kur unë isha 17-vjeç, por ka lojtarë dhe sulmues fantastikë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat