Neymar hedh në gjyq Barcelonën, babai sqaron konfliktin me katalanasit

Futboll

Neymar hedh në gjyq Barcelonën, babai sqaron konfliktin me katalanasit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:31
Neymar

Babai i Neymar sqaroi se kërkesa prej 3.5 milionë eurosh, e zbuluar nga gazeta “El Mundo”, korrespondon me një proces gjyqësor të vjetër, kur Neymar u largua nga Barcelona. “Në atë kohë ne ndiheshim të lënduar, - tha ai për “The Partidazo”. - Ju siguroj që gjithçka është në proces zgjidhjeje. Ne duam të arrijmë një marrëveshje me Barçën, do të jetë më e mira për të gjithë. Ne kurrë nuk kemi pasur një marrëdhënie të keqe me presidentin Bartomeu. Nuk e dimë nëse do të kthehemi te Barcelona, tani është në fuqi kontrata me PSG”.

Zëvendësredaktori i gazetës “El Mundo”, gjithashtu, ofroi versionin e tij për gjyqin mes palëve në programin e lartpërmendur: “Avokatët e Neymar sapo kanë hapur një proces gjyqësor të ri kundër Barcelonës dhe kjo nënkupton shtrëngimin e litarit për klubin katalanas…” Neymar, nëse transferohej te Barça, ishte i gatshëm të tërhiqej nga padia, në të cilën kërkon një shumë bruto prej 43.6 milionë eurosh. 

Refuzimi i klubit dhe mungesa e marrëveshjes e çuan çështjen në gjykatë. Gjyqi është ende në pritje të nisjes dhe ndonjë marrëveshjeje mes palëve. Lojtari i PSG beson se, përveç pjesës së dytë të bonusit për rinovim, atij i detyrohet edhe një pjesë e pagës së tij të fituar. Kjo shumë arrin në 3 milionë euro. Njëherazi, braziliani pretendon rreth 100.000 euro të tjera si bonus, që parashikohej në kontratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat