Besa reagon ashpër 

Futboll

Besa reagon ashpër 

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:58
Besa reagon ashpër 

Klubi i futbollit Besa nga Peja, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, ka reaguar ashpër, sipas tyre ndaj veprimeve të kundërligjshme të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.

“Me indinjate te thellë reagojmë si klub ndaj veprimeve hileqare dhe te fshehta nga udhëheqja e Lidhjes Rajonale të futbollit në Pejë, ku ata në shpejtësi, pa njoftimin e klubeve futbollistike nga Rajoni i Dukagjinit, me veprime te organizuara në orët e vona të mbrëmjes, organizuan veprime te dyshimta me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve nga klubet dhe individët jo kompetent në tentim për vendosjen dhe propozimin e njerëzve jo meritor në pozita përfaqësuese për periudhën 2020 – 2024 si përfaqësues të LRF Pejë në strukturat e FFK-së.

Ftojmë FFK-në që të reagoj me shpejtësi dhe vendosmëri në mënyrë qe te vendos rregull në respektimin e ligjit dhe rregulloreve.

Në të kundërtën ne si klub me një të kaluar respektive nuk do te lejojmë që duke na anashkaluar të na përfaqësoj një person i cili nuk ka përkrahje nga FC Besa. Presim reagim të shpejtë nga FFK”, thuhet nga FC Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat