Sokoli në krye të Flamurtarit, me synime të qarta!

Futboll

Sokoli në krye të Flamurtarit, me synime të qarta!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:25
Sokoli në krye të Flamurtarit, me synime të qarta!

Prof. Bylbyl Sokoli është kryetrajner i ri i klubit me renome Flamurtarit nga Prishtina, që garon në elitën e futbollit të Kosovës, e cila ka përfunduan në vend të nëntë me 19 pikë në pjesën vjeshtore.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Arbnor Morina dhe drejtori sportiv Agim Hasani, prezantuan kryetrajnerin e ri Sokoli. Morina tha se janë marr vesh me Sokolin dhe me mundësi vazhdimi me të edhe për kampionatet tjera. “Klubi futbollistik Flamurtarit ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokoli që tash e pas të jetë udhëheqës, i cili do ta udhëheq klubin tonë, ekipin tonë, në kampionatin e ardhshëm, më mirë me thënë në gjysmëstinorin e dytë, edhe me mundësi të vazhdimit për një kohë me të gjatë pas këtij përfundimit të kampionatit, i cili ka me qenë i vështirë.

Unë mendoj edhe të gjithë në klub, Agimi, kryetari, Bylbyli, që ky kampionat për neve ka me qenë i suksesshëm në fund. Ajo çka është më e rëndësishme që bisedimet të cilat i ka pasur kryetari me Bylbylin kanë qenë të suksesshme dhe të frytshme, janë në një frymë të bashkëpunimit të gjithmbarshëm brenda klubit, për arsye, përpos pjesës e cila ka të bëjë me ekipin e parë që është primare, i kemi bashkërenditur edhe gjërat tjera të cilat kanë të bëjnë edhe me mirëvajtjen e punës në përgjithësi në pjesën e sportive të KF Flamurtarit”, tha Morina në konferencën me gazetarë. Prof. Sokoli tregon se si ka arritur marrëveshjen dhe për qëllimin.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, thotë Sokoli. Ai flet edhe kur ishte në Ferizaj por edhe në Vllazni të Pozhoranit, duke iu përgjigjur pyetjes kur kishte marr drejtimin e skuadrave të rrezikuara. “Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre.

Sido që të jetë, një edicion i mirë ka qenë me Ferizajn dhe ky është edicioni i radhës për mua, pikësynimi kryesor është sigurimi i ekzistencës. Unë mendoj se në saje të potencialit që ka klubi në të gjitha aspektet, të futbollistëve edhe të udhëheqësisë, kam folur me njerëz, para se gjithash, presidenti ka dhënë maksimumin për këtë klub, me Arbnorin i cili i njeh problemet, njihem me herët, me Agimin, që i njohin problemet, dhe e njohin Ligën e Kosovës, unë do të kam nderin me punuar me gjithë këta, para se gjithash kam ardhur me një klub që ka traditë, që është themeluar dhe ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira prej vitit 1968 e këndej, prandaj ky është motivi im kryesor”, ka thënë prof. Sokoli.

Kryetrajneri i ri flet edhe për përforcimet: “Nuk e di sa lojtar kanë shkuar prej klubit, një numër do të jenë me siguri në transfer, krejt çka do të shkojnë do të zëvendësohen me lojtarë të Kampionatit të Kosovës, edhe do të tentojmë me një numër të mjaftueshëm të lojtarëve për këtë edicion, kjo është me rëndësi, para se gjithash do të mbështetem në forcat ekzistuese që janë prezent”.  

Në fund tha se disa fjalë miradije për klubin. “Një klub me histori, ju i dini datat të cilat janë, rezistenca e vitit 1968, një klub me histori, simbolik, me ka dhënë motiv dhe ka plot motive tjera”, përfundoi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat