Një udhëtim gati i përsosur

Futboll

Një udhëtim gati i përsosur

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:56
Buffon

Ai i Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ishte një udhëtim gati i përsosur. Bardhezinjtë fituan pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura (duke barazuar vetëm një) dhe ishin “sundimtarët” e vërtetë të grupit D.

Kualifikimi për në fazën me eliminim direkt u arrit më së miri, gjë që Interi nuk arriti ta bënte, ndaj tashmë do të duhet ta rifillojë nga “Europa League”. Dy favoritët e mëdhenj në garën për titullin në Serie A do të jenë, në pjesën tjetër të sezonit, të thirrur për të ndjekur rrugë të ndryshme europiane. Megjithatë, Gigi Buffon, duke folur për “Tuttosport”, shpjegoi se në fakt për bardhezinjtë nuk ndryshon asgjë, përcjell Telesport.

“Asgjë nuk ndryshon për ne. Na nevojitet përqendrimi dhe përulësia që kishim ndaj Leverkusen. Nëse shfaqim arrogancë dhe sipërfaqshmëri, duke nisur qartësisht nga unë, atëherë Juve rrezikon. Kjo është arsyeja pse them se në Gjermani ishte një ndeshje, në të cilën duhej të jepnim përgjigje si grup, për të kuptuar nëse vërtet duam të arrijmë qëllime të caktuara.

Për të arritur deri te fitimi i titujve, patjetër që nevojitet shumë cilësi dhe përvojë. Mendoj se kemi një grup koheziv, që dëshiron të vuajë në momente të caktuara të garës.

Në Gjermani, shembujt më të bukur ishin Cristiano dhe "Pipita", sepse në disa momente, sidomos në pjesën e parë, kur nuk kishte shumë për t'u marrë më sysh, Ronaldo e Higuain filluan të vrapojnë edhe për të mbrojtur. Për ne ishte një transmetim adrenaline dhe energjie shumë e fortë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat