Dy objektivë për mbrojtjen, Pioli u vendos kushte drejtuesve

Futboll

Dy objektivë për mbrojtjen, Pioli u vendos kushte drejtuesve

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Pioli

Milani po mendon të përforcojë mbrojtjen me patjetër. Skuadra italiane dëshiron me çdo kusht të afrojë një qendër mbrojtës. "Djalli" ka një dëshirë të madhe, por vështirë që ta arrijë. Ekipi italian do në ekip mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral. 

Lojtari turk tregoi dhe në ndeshjen e fundit të Juventusit që luajti si titullar se meriton më shumë minuta. Ai bëri mirë duke ngjallur diskutime të shumta te tifozët bardhezinj që e duan para De Ligt dhe Bonucci. Milani kërkon të shfrytëzojë "keqtrajtimin" e Juves për ta marrë në "San Siro". Kampionët mund ta lënë të lirë vetëm për 30-35 milionë euro. 

"Djalli" ka dhe planin B. Ekipi italian po studion lojtarin e Barcelonës, Tobido. Ky i fundit është një emër shumë më i lirë, pasi ekipi i Piolit mund ta rrëmbejë për 10-12 milionë euro. Barcelona është e gatshme ta shesë, por me kushtin që ta ketë në kontratë të drejtën e riblerjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat