Akuza të rënda, ata ishin një ekip pornografik…

Futboll

Akuza të rënda, ata ishin një ekip pornografik…

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 17:31
Akuza të rënda, ata ishin një ekip pornografik…

Andre Vilash-Boas u bë i njohur për të gjithë në gjatë kohës kur ai drejtonte portugezët e Portos në sezonin 2010-2011.

Asokohe tekniku portugez ia doli të fitojë tripletë me Porton, teksa fitoi kampionatin, Kupën dhe Ligën e Europës. Aktualisht është trajner i Marsejës, por është rikthyer të flasë përsëri për kohën kur drejtonte ekipin e vendit të tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 42-vjeçari është shprehur se ekipi i asaj kohe ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe me lojtarë shumë të mirë.“Ishte një ekip pornografik, teksa kisha Hulkun, Falkaon, Xhejmsin, Mutinjo, Otamendin dhe disa të tjerë.

Ishte një nga ekipet më të mira në botë. Mjafton të shikosh karrierën që kanë bërë këta lojtarë, dhe e kupton që ishte një grup i jashtëzakonshëm.”, u shpreh Vilas-Boas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat