Ashley Cole këshillon Chelsean: Nënshkruani me Chilwell

Futboll

Ashley Cole këshillon Chelsean: Nënshkruani me Chilwell

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:21
Ben Chilwell

Ikona e Chelsea, Ashley Cole, ka dhënë një propozim interesant për ish skuadrën e tij.

Cole, i cili dikur mbulonte krahun e majtë të mbrojtjes tek ‘Blutë’, ka këshilluar ish skuadrën që të bëjë një lëvizje për Ben Chilwell, i cili po ashtu luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ish reprezentuesi i Anglisë është i impresionuar me paraqitjet e anëtarit të Leicester, dhe ka bërë të ditur se dëshiron ta shoh atë me fanellën e Chelsea.

“Do të doja ta shihja atë tek Chelsea” ka thënë Cole për ‘talkSPORT’.

“Ai po bën shumë, shumë mirë me Leicester. Ai po shijon mënyrën se si Brendan  luan” ka shtuar anglezi.

“Mendoj se ai ka kualitetin e duhur dhe kam dëgjuar se është tifoz i Chelsea, kështu që do të doja ta shihja atje, ishin fjalët e njërit që bëri historinë me Chelsea.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do të nisin punimet për të siguruar shërbimet e Ben Chilwell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat