Ngriten femrat, shënojnë përparim në renditjen e FIFA-s

Futboll

Ngriten femrat, shënojnë përparim në renditjen e FIFA-s

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:50
Kombëtarja e Kosovës në futboll

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.

Vashat tona janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve.

Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më lartë, në vendin 77-të.

Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat