Tifozët e Partizanit mesazhe për Kosovën

Futboll

Tifozët e Partizanit mesazhe për Kosovën

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:19
Tifozët e Partizanit mesazhe për Kosovën

Tifozët e Partizanit kanë shpalosur sonte një mesazh për Shqipërinë Etnike, me Kosovën e Iliridën

“Kufinjtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufi, Kosovë e Iliridë bashkë jemi një”, thuhet në transparentin e shfaqur në derbin ndaj Tiranës.

Më pas ishin dhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesë së dytë shpalosën banderolën e tyre.
“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, shkruhet në baderolën e tifozëve bardheblu.

Edhe këtë herë ka pasur duartrokitje nga tifozët e Partizanit, ashtu siç bënë dhe ata të Tiranës.
Këto janë raste që rivaliteti shuhet dhe tifozët bëhen një në shenjë solidariteti.
Tirana fitoi derbin lokal, 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat