Shaqiri rikthehet si titullar te Liverpooli, formacionet zyrtare ndaj Watfordit

Futboll

Shaqiri rikthehet si titullar te Liverpooli, formacionet zyrtare ndaj Watfordit

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:40
Liverpooli dhe Watfordi

Java e 17-të në Premier Ligën angleze hapet me ndeshjen Liverpool – Ëatford, ndeshje kjo e cila starton nga ora 13:30.

“The reds” duan rikthimin te titulli kampion që mungon prej rreth 30 vitesh dhe do të kërkojnë suksesin e radhës, për të forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në kampionat dhe ka arritur të marrë 46 nga 48 pikët e mundshme këtë sezon, duke “vrapuar” drejt titullit, ndërsa vetë tekniku gjerman rinovoi kontratën ditën e djeshme dhe do të kërkojë ta festojë me fitore.

Ndërsa Watford gjendet në pozitën e fundit në tabelë me gjithsej 9 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë.

Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjen.

Ylli Xherdan Shaqiri në këtë takim është në fushë nga minuta e parë.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Milner, Henderson, Wijnaldum, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.

Watford: Foster, Mariappa, Kabasele, Cathcart, Femenia, Doucoure, Capoue, Sarr, Hughes, Deulofeu, Deeney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat