Zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj, ja kush e thotë nga yjet anglez

Futboll

Zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj, ja kush e thotë nga yjet anglez

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj, ja kush e thotë nga yjet anglez

Legjenda e Manchester Unitedit që ka rol drejtues në akademinë e klubit, Nicky Butt, ka thënë se Adnan Januzaj është zhgënjimi më i madh për klubit dhe se ai duhej të kishte qenë një superyll në këtë moment.

folur për ESN, Nicky Butt e emëroi Januzajn si zhgënjimin më të madh në mesin e këtyre lojtarëve.

“Për mua, zhgënjimi më i madh në këtë klub ka qenë Adnan Januzaj.

Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë ndonjë lojtar, ndoshta që nga koha e Ryan Giggsit, që ishte aq i mirë sa ai. Ai ishte i pabesueshëm. Sipas meje, ai duhej të ishte bërë superyll në botë”, ka thënë Butt.

“Ai ende po luan futboll profesionist dhe do ta ketë një karrierë të mirë. Jam i sigurt se ai është milioner dhe se nuk do të shkojë në shtrat duke u shqetësuar për faturat që duhet t’i paguajë, por ai duhet të kishte qenë superyll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat