Bardhi si Bardhi bombardon Granadën

Futboll

Bardhi si Bardhi bombardon Granadën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Bardhi si Bardhi bombardon Granadën

Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, me Levanten importojnë tri pikë të mëdha nga stadiumi "Estadio Nuevo Los Cármenes", në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit spanjoll.

Levante triumfoi me rezultat 2:1 në përballje me Granadën. Në minutën e 90-të, Bardhi "bombardon" Granadën, duke shënuar golin e fitores së madhe.

Ai nga 18 metra shënon në këndin e majtë të portës së vendasve dhe 1:2. Rochina (55') e Bardhi (90') shënuan për Levanten dhe Machis (60') për Granadën.

Bardhi luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të. Granada është në vend të nëntë me 24 pikë dhe Levante në atë të 11-tën me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat