Shaqiri me Liverpoolin e madh nuk ndalen  - Bota Sot
Shaqiri me Liverpoolin e madh nuk ndalen 

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin e madh nuk ndalen 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:54
Shaqiri me Liverpoolin e madh nuk ndalen 

Liverpooli vazhdon serinë e shkëlqyeshme, 17 ndeshje pa humbje, 16 fitore e 1 barazim, kryesojnë më 49 pikë në Premier League. 

Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, u paraqit deri në minutën e 70-të, ku me Liverpoolin e madh i shkaktuan humbje me 2:0 Watfordin, në takimin që u luajt në stadiumin “Anfield”.

Në minutën e 38-të, Sadio Mane asistoi për bukuri dhe Mohamed Salah në 16-sh dhe nga rreth 14-15 metra, godet bukur, duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, 1:0 për liderin.  

Salah thellon fitoren në 2:0 në minutën e fundit.

Watfordi është në fund të renditjes me vetëm 9 pikë apo  40 me pak se “Redsat”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat