Eurogol i Milot Rashicës, Bayernin ia mbush rrjetën Werderit 

Futboll

Eurogol i Milot Rashicës, Bayernin ia mbush rrjetën Werderit 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:09
Eurogol i Milot Rashicës, Bayernin ia mbush rrjetën Werderit 

Bayern i Munihut nuk lejoi befasi, triumfoi me rezultat 6:1 në përballje me Werder Bremenin, në takimin e javës së 15-të të Bundesliga I.  

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, shënoi golin më të bukur në takim ani se humbi Werderi. Ai me një mjeshtri të rrallë nga rreth 18-19 metra shokon portierin Manuel Neuer pikërisht në minutën e 24-të. 

Ai godet fortë edhe e parabollon portierin Manuel Neuer. Eurogol që rrallë shihet në stadiumet evropiane dhe Werder avancoi me 0:1 ndaj Bayernit.

Bayerni në fund të pjesës së parë shënon dy herë dhe kalon në epërsi me 2:1 falë golave të Coutinhos (45') e Lewandowskit (45+4'). Coutinho në formë, në minutën e 63-të parabollon portin rival dhe 3:1. Në minutën e 72-të, Lewandowski shënon për 4:1.

Në minutën e 75-të, Muller thellon epërsinë në 5:1. Coutinho shënon het-trik, 6:1 për Bayernin në minutën e 78-të.  Bayerni është në vend të katërt me 27 pikë, kurse Werder i 15-ti me 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat