Zidane hedh poshtë zërat për transferimin e Mbappe: Është lojtar i PSG - Bota Sot
Zidane hedh poshtë zërat për transferimin e Mbappe: Është lojtar i PSG

Futboll

Zidane hedh poshtë zërat për transferimin e Mbappe: Është lojtar i PSG

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:47
Kylian Mbappe

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është pyetur përsëri për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe.

Ylli i PSG, Mbappe, është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe në futbollin evropian, duke u konsideruar si lojtari me të ardhmen më të ndritur (potencialisht).

Sigurisht, forma e lartë e lojtarit dhe paraqitjet e mira kanë bërë që Real Madrid të dëshirojnë me çdo kusht transferimin e tij.

“Mbappe luan për PSG. Nuk mund të komentoj në atë se çfarë ndodh prapa skenave” ka thënë Zidane.

“Do të ishte mungesë respekti nga ana ime. E dini se e njoh mirë atë, por unë duhet të tregoj respekt” ka thënë tutje francezi.

Zidane duhet të përgatis skuadrën për ndeshjen e radhës, të cilën Real Madrid e luan në Mestalla, para El Clasicos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat