Januzaj me Sociedadin ndalën Barcelonën

Futboll

Januzaj me Sociedadin ndalën Barcelonën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:51
Messi

Futbollisti Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë nga minuta e 59-të dhe me Sociedadin arritën një pikë të madhe në përballje me kampionin në fuqi të Spanjës, Barcelonës, në kuadër të javës së 17-të.

Ndeshje me kthesa në rezultat, një herë avancuan vendasit me 1:0 dhe pastaj Barcelona rikthen rezultatin në 1:2 dhe në fund përfundoi sfida pa fitues (2:2).

Oyarzabal (12') e Isak (62') shënuan për Sociedadin dhe Griezmann (38') e Suarez (49') për Barcelonën. Duhet veçuar golin e dytë të Barcelonës pas një kombinimit fantastik Messi-Suarez, ky i fundit shënon.  

Barcelona kryeson renditjen me 35 pikë, ka një më shumë se Real Madridi, kjo e fundit një takim me pak dhe Sociedad është i katërti me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat