Chelsea dështoi, humbja e dytë rresht në kampionat, kësaj radhe u mposhten si vendas përkatësisht në 'Stamford Bridge’ me 0:1 nga Bournemouth.
Për trajnerin Lampard është një humbje e rëndë, për faktin se i rrezikon shumë që ta humbasin edhe pozitën e katërt.
Në minutën e 86-të, Gosling nga afërsia shënon për 0:1, ndërsa lojtarët e Chelseat kërkuan pozitë jashtë loje por gjyqtari pranoi golin.
Chelsea është në vend të katërt me 29 pikë, kurse Bournemouth i 14-ti me 19.