Kjo është nota për Rashicën, për supergolin kundër Bayern Munihut

Futboll

Kjo është nota për Rashicën, për supergolin kundër Bayern Munihut

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Kjo është e Rashicës për supergol kundër Bayern Munihut

Bayern Munih ka shkatërruar skuadrën e Werder Bremen, duke i shënuar gjashtë gola për tri pikët.

Bayern ka shënuar fitore me rezultatin 6:1, para tifozëve të vet, në ‘Allianz Arena’.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Milot Rashica, kur kaluan 24 minuta lojë. Ky gol ishte i vetmi për skuadrën e Werder që më pas u deklasua.

Philippe Coutinho dhe Robert Lewandowski përmbysën skuadrën e Bremen në minutat e fundit të pjesës së parë, duke bërë që Bayern të shkojë në pushim me epërsi prej një goli.

Në pjesën e dytë Coutinho dhe Lewandowski gjetën përsëri rrugën e golit, në minutat 65’ dhe 72’, për rezultatin 4:1.

Muller dërgoi shifrat në 5:1 kur luhej minuta e 75’, kurse tre minuta pas gjermanit, Coutinho kompletoi het trikun dhe vulosi rezultatin final 6:1. 

Rashica u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje për skuadrën e Werder me notën e 7.1 dhe ishte në mesin e më të dalluarve në gjithë takimin.

Philippe Coutinho, që ka shkëlqyer me tre gola, u shpërblye me notën 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat