De Jong i nervozuar: Nëse akordon penalltinë e parë, atëherë duhet akorduar edhe atë të Pique - Bota Sot
De Jong i nervozuar: Nëse akordon penalltinë e parë, atëherë duhet akorduar edhe atë të Pique

Futboll

De Jong i nervozuar: Nëse akordon penalltinë e parë, atëherë duhet akorduar edhe atë të Pique

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:57
Frenkie de Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, duket se nuk ka qenë shumë i kënaqur me vendimet e gjyqtarit në ndeshjen Real Sociedad – Barcelona.

Gjatë këtij takimi, një penallti u akordua në dëmin e Barcelonës, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e ndeshjes një ndërhyrje ndaj Pique nuk u vlerësua si penallti.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit holandez, De Jong, i cili pas ndeshjes ka lëshuar disa kritika.

“Nëse akordon penalltinë e parë për Real Sociedad, atëherë duhet që gjithashtu të akordohet edhe penalltia e Pique” ka thënë De Jong.

Thuhet se presidenti i Barcelonës do të dërgojë një ankesë në federatën spanjolle të futbollit, pasi rasti i Pique nuk u rishikua fare nga VAR-i.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat