Inter vihet pas yllit të Chelsea - Bota Sot
Inter vihet pas yllit të Chelsea

Futboll

Inter vihet pas yllit të Chelsea

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:16
Antonio Conte

Skuadra e Inter po synon transferimin e njërit prej yjeve të Chelsea.

Marcos Alonso, lojtari që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes, ka përfunduar në radarin e Inter, para merkatos së janarit.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se liderët e Serie A janë të vendosur të transferojnë spanjollin në ‘San Siro’.

Problemi i vetëm në këtë situatë duket të jetë çmimi që Chelsea ka vendosur për kartonin e lojtarit.

‘Blutë’  e Londrës po kërkojnë rreth 35 milionë euro për targetin e Interit të Antonio Contes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat