Mourinho nuk heq dorë nga shqiptari, duhet të paguajë 20 milionë euro

Futboll

Mourinho nuk heq dorë nga shqiptari, duhet të paguajë 20 milionë euro

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:00
Jose Mourinho

Vedat Muriqi mund të ndryshojë ekip që në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë te skuadra e Fenerbahçes dhe ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve. Tottenham interesohet konkretisht për të me trajnerin Jose Mourinho që do të gjejë me patjetër një zëvendësues për Harry Kane. 

Numri një i stolit e pranoi dhe në konferencën e djeshme për shtyp se nuk ka stol për ta zëvendësuar dhe po mendon për merkaton. Muriqi është një alternativë e mirë dhe e lirë në treg. Gazeta Milliyet shkruan se klubi anglez ka rritur iniciativën dhe sulmin drejt shqiptarit. 

Shqiptari ka realizuar 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste. Fenerbahce nga krahu tjetër ka rritur çmimin për Muriqin, pasi do të arkëtojë nga shitja e tij jo më pak se 20 milionë euro. Një shifër e çmendur për një futbollist shqiptar, por e papërfillshme për Tottenhamin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat