Klopp: Më pëlqen kalendari i ngjeshur

Futboll

Klopp: Më pëlqen kalendari i ngjeshur

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:14
Klopp: Më pëlqen kalendari i ngjeshur

Jurgen Klopp i ka quajtur propozimet për ndeshje ekstra në Champions si një idiotësi të madhe. Trajneri i Liverpulit ka akuzuar gjithnjë kalendarin e ngjeshur si fajtorin e rritjes së numrit të dëmtimeve të skuadrës së tij, që në infermieri iu shtua ditën e djeshme edhe Vajnaldum (të dëmtuar janë edhe Matip dhe Lovren). 

Keita është gjithashtu i fashuar dhe Shaqiri sapo është rikthyer nga një mungesë e gjatë. “Reds”-at që fituan ndeshjen e 16-të në Premier Ligë këtë sezon, do t’i drejtohen Katarit këtë javë për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Kryesuesit e Premier Ligës kanë luajtur 27 ndeshje zyrtare deri tani dhe përpara Vitit të Ri ky numër do të shkojë në 32. Dhe kur u pyet për ngarkesën e skuadrës së tij pas ndeshjes me “Hornets”, tekniku gjerman tha:

“Me dëmtimin e Xhinit, Dejanit 4 ditë më parë, skuadra jonë nuk po zgjerohet. Nuk është pa dyshim diçka pozitive. Lexoj sot se klubet kryesore propozojnë më shumë ndeshje në Champions. Nuk përfshihem absolutisht në këto diskutime. Është një idiotësi. Ne duhet ta reduktojmë numrin e ndeshjeve, jo ta rrisim atë. Mua më pëlqen kalendari i ngjeshur i festave në Angli si tifoz, por në të vërtetë janë shumë ndeshje”. Në lidhje me dëmtimin e Vajnaldumit, i cili la fushën në minutën e 59-të, Klop tha: “Është një problem muskulor. Nuk e di.

Ai mund të fluturojë drejt Katarit, por problemi im është se nuk e di se çfarë dëmtimi është. Ti nuk dëshiron kurrë që një futbollist të ketë një problem muskulor, por në këtë moment është më e vështirë. Të gjitha ekipet kanë të njëjtat probleme. Të dielën do të mësojmë diçka më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat