Solskjaer pritet të ketë 250 milionë në dispozicion – dy janë prioritetet për janarin

Futboll

Solskjaer pritet të ketë 250 milionë në dispozicion – dy janë prioritetet për janarin

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Solskjaer

Manchester United pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit.

Skuadra ka ngecur paksa me rezultatet në këtë fillim sezoni në Premierligë, por në pesë ndeshjet e fundit ata janë kthyer në një ecuri të mirë, të cilën synojnë ta vazhdojnë.

Për të arritur këtë objektiv, ata duhet të përforcohen në janar, dhe skuadra pritet t’i jap Solskjaer 250 milionë funte në dispozicion, bëjnë të ditur raportime nga ‘The Sun’.

Solskjaer synon transferimin e dy lojtarëve nga Bundesliga; Jadon Sancho dhe Erling Haaland.

Haaland thuhet të ketë shprehur dëshirën që të luajë me United, kurse për Sancho do të duhet një punë më e vështirë.

Kujtojmë se edhe Dejan Kulusevski është një nga lojtarët në radarin e Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat