Batatina me një propozim interesant

Futboll

Batatina me një propozim interesant

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:55
Batatina me një propozim interesant

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, del me një postim interesant.

“Duke e parë se jemi në prag të një procesi të rëndësishëm për futbollin dhe të ardhmen e futbollit, të shkollave të futbollit dhe klubeve që po financojnë shuma marramendëse në skuadrat e tyre, duhet të bëjmë një organizim më profesional dhe më të mirë duke u bazuar në projektet për Akademitë e futbollit në FIFA dhe UEFA që për çdo vit Federatat e shteteve tjera fitojnë grande gjigande, këtë duhet ta bëjmë edhe ne duke e menaxhuar dhe udhëhequr regjionin me profesionalizëm dhe duke qenë në shërbim të klubeve dhe të shkollave të futbollit me synim ngritjen e profesionalizmit në strukturat udhëheqëse në FFK dhe mbi të gjitha duke menduar pozitivisht për të ngritur dhe avancuar administratën në regjione, duke e bërë një futboll të organizimit njësoj me klubet e Ballkanit por edhe më të lartë”, shkruan Batatina.

Batatina drejton me sukses ekipin e Llapit.

FC Llapi përfundoi në vend të shtatë me 24 pikë të mbledhura gjatë stinorit vjeshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat