Rrebesh gola, Rrahmani me Veronën humbjen 0:3 e shndërrojnë në barazim 

Futboll

Rrebesh gola, Rrahmani me Veronën humbjen 0:3 e shndërrojnë në barazim 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:32
Rrebesh gola, Rrahmani me Veronën humbjen 0:3 e shndërrojnë në barazim 

Kur të gjithë menduan se Torino e ka të sigurt fitoren, pasi ishin në epërsi me 0:3 në minutën e 68-ta, por 20 minutat e fundit ndodhi përmbysja, ishin dramë në vete.

Verona para shikuesve të vet barazoi me rezultat 3:3 në përballje me Torinon, në kuadër të javës së 16-të të Serie në futboll. 

Ansaldi (36' e 61') e Berenguer (55') realizuan për Torinon dhe Pazzini (69'-nga penalltia), Verre (76') e Stepinski (84') për Veronën. 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit i plot për Veronën, e cila skuadër renditet në vend të 11-të me 19 pikë dhe dy me pak se Torino që është dy pozita më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat