Mourinho nuk heq dorë nga sulmuesi shqiptarë

Futboll

Mourinho nuk heq dorë nga sulmuesi shqiptarë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:51
Jose Mourinho

Vedat Muriqi mund të ndryshojë ekip që në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë te skuadra e Fenerbahçes dhe ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve. Tottenham interesohet konkretisht për të me trajnerin Hoze Mourinjon që do të gjejë me patjetër një zëvendësues për Hari Kejnin. Numri një i stolit e pranoi dhe në konferencën e djeshme për shtyp se nuk ka stol për ta zëvendësuar dhe po mendon për merkaton. Muriqi është një alternativë e mirë dhe e lirë në treg. Gazeta “Milliyet” shkruan se klubi anglez ka rritur iniciativën dhe sulmin drejt shqiptarit. Shqiptari ka realizuar 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste. Fenerbahçe nga krahu tjetër ka rritur çmimin për Muriqin, pasi do të arkëtojë nga shitja e tij jo më pak se 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat