United kërkon mesfushorin e Atletiko Madridit

Futboll

United kërkon mesfushorin e Atletiko Madridit

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Saul Niguez

Mançester Junajted kërkon të gjejë një zëvendësues në mesfushë për Poll Pogba që është drejt largimit. Ekipi anglez ka hedhur grepat në Madrid dhe konkretisht te skuadra e Atletico Madridit. Emri që është lakuar së fundmi është Saul Niguez. Lojtari është titullar te spanjollët, por ekipi i “Djajve” është i sigurt se mund ta bindë. Trajneri Ole Gunar Solskjaer është gati të paguajë deri në 90 milionë euro për të, ndërsa klauzola e tij e lirimit është 128 milionë euro. Mesfushori i Spanjës mund të largohet nga “Ëanda Metropolitano” që në janar në rast se kjo ofertë mbërrin në dyert e Atletikos. Saul është i lidhur me Atletikon, pasi ka ndihmuar shumë skuadrën e Simeones të arrijë sukseset e shumta në Spanjë, por dhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat