Bylbyl Sokoli planifikon të jetë kandidat për kryetar të FFK’së

Futboll

Bylbyl Sokoli planifikon të jetë kandidat për kryetar të FFK’së

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:46
Bylbyl Sokoli

Ish përzgjedhësi i Kosovës, Bylbyl Sokoli, është duke planifikuar që t’i futet garës për postin e Presidentit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Pas ish sekretarit të përgjithshëm të FFK’së, Arianit Ahmetit, tani edhe Bylbyl Sokoli pritet ta bëj publike kandidaturën e tij për të parin e shtëpisë së futbollit të Kosovës.

Burime të medias të afërta me Sokolin kanë pohuar se në qarqet e afërta sportive, te klubet Sokoli ka shpalosur dëshirën dhe ka filluar përgatitjet për zgjedhje.

Kujtojmë që ditë më parë Bylbyl Sokoli u prezantua si trajner te skuadra e Flamurtarit, teksa në të kaluarën kishte drejtuar edhe skuadrat si Prishtina, Llapi, Ferizaj e Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat