Ronaldo shënon për fitoren e Juves, Milani dëshpëron 

Futboll

Ronaldo shënon për fitoren e Juves, Milani dëshpëron 

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:02
Ronaldo shënon për fitoren e Juves, Milani dëshpëron 

Juventusi shënon fitore me rezultat 3:1 në përballje me Udinesen. Në minutën e 9-të Ronaldo nga rreth 14 metra me të parën godet topin dhe e fërfëllon në këndin e majtë, 1:0.

Në minutën e 37-të Higuain asistoi për Ronaldon i cili pa menduar as dy herë godet nga 14-15 metra dhe topi futet në këndin e djathtë, 2:0.  Në fund të pjesës së parë Bonucci thellon epërsinë në 3:0.

Ai nga afërsia me kokë shënon gol të bukur, kurse Pussetto ngushton humbjen në 3:1 në minutën e fundit (90+4’). Juventusi udhëheq renditjen me 39 pikë pas 16 javëve në Serie A, ndërsa Udinese është i 17-ti me 15.

Bologna e mposhti me 2:1 Atalantën. Për Bologna-n shënuan Palacio (12'), Poli (53') e për Atalantën Malinovsky (60'). Berat Gjimshiti luajti titullar për Atalantën dhe Blerim Xhemaili për Bolognan.

Milani si vendas dëshpëroi, u nda baras (0:0) me Sassuolon. Milani është në vend të dhjetë me 21 pikë, ka pesë më shumë se Sassuolo që renditet në pozitën e 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat