Kevin De Bruyne fatal për Arsenalin

Futboll

Kevin De Bruyne fatal për Arsenalin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 19:22
Kevin De Bruyne fatal për Arsenalin

Manchester City hesht stadiumin “Emirates”, duke e dërrmuar me rezultat 3:0 Arsenalin. Futbollisti Kevin De Bruyne tregoi mjeshtërinë e tij dhe ishte fatal për ‘Topçinjtë’.  

Në minutën e 2-të, Kevin De Bruyne nga rreth 13-14 metra me një gjuajtje të fuqishme shkund anën e djathtë të portës së vendasve, 0:1. Raheem Sterling shton epërsinë (0:2) në minutën e 15-të pas asistimit perfekt të De Bruyne.

Në minutën e 40-të gjithçka merr fund për Arsenalin, kur De Bruyne me një goditje të fortë nga rreth 20 metra e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Leno, 0:3.

Manchester City është në vend të dytë me 35 pikë, ka 14 me pak se lideri i Premier League Liverpooli dhe Arsenali bie në pozitën e nëntë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat