Griezmann këshillon skuadrën e tij para El Clasico

Futboll

Griezmann këshillon skuadrën e tij para El Clasico

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:39
Antoine Griezmann

Futbollisti i Barcelonës, ​​Antoine Griezmann tha se skuadra e tij duhet të përmirësojë lojën përpara derbit të madh të ardhshëm me Real Madrid.

Barcelona luajti baras 2:2 kundër Real Sociedad mbrëmë dhe ka pikë të njëjta në krye të tabelës me Real Madrid, i cili sonte luajti baras si mysafir kundër Valencia me rezultat 1:1.

“Ne duhet të nxjerrim mësime nga ndeshja me Sociedad dhe të përgatitemi për ndeshjen me Real Madridin. Ne tani jemi duke filluar përgatitjet për atë lojë dhe ne duhet të përqendrohemi. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, tha Griezmann.

Griezmann do të luajë kundër Real Madrid për herë të parë si futbollist i Barcelonës të mërkurën më 18 dhjetor. Në një kohë, ndërsa luajti për Atletico Madrid, ai shënoi pesë gola në një duel kundër Real Madrid.

El Classico është dashur të luhej në tetor, por u shty për shkak të demonstratave të mëdha në Barcelonë nga përkrahësit për pavarësinë e Katalonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat