Ajeti, i hapur për t’u larguar nga West Hami

Futboll

Ajeti, i hapur për t’u larguar nga West Hami

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 14:01
Albian Ajeti

Futbollisti kosovar nuk po gjen hapësira tek klubi londinez dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit

Albian Ajeti është i hapur për t’u larguar nga West Ham United gjatë afatit kalimtar të janarit, njofton mediumi britanik “Sky Sports”.

Futbollisti kosovar i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në total këtë sezon me klubin londinez.

22 vjeçari është i mllefosur për faktin se po luan pak në kryeqytetin anglez, ku ishte transferuar nga Baseli gjatë verës.

Sidoqoftë, pasi ka luajtur në dy klube gjatë këtij sezoni, Ajeti mund t’i bashkohet vetëm një klubi ku e ka nisur këtë sezon.

Gjithashtu, ai mund të transferohet edhe në ligat skandinave dhe në kampionatin amerikan – MLS.

Ajeti ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të kampionatit zviceran sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat