Një “kështjellë” e zhurmshme, entuziazmuese...

Futboll

Një “kështjellë” e zhurmshme, entuziazmuese...

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 14:49
Një “kështjellë” e zhurmshme, entuziazmuese...

Për shumicën dërrmuese të skuadrave të futbollit në kampionate të ndryshme sfidat shtëpiake janë një plus i madh Pavarësisht kundërshtarit që mund të kenë përballë dhe pavarësisht gjendjes që mund të jetë duke përjetuar ekipi vendas, ndeshjet brenda shfrytëzohen në maksimum për të siguruar pikë falë mbështetjes së tifozëve. Duket e çuditshme, kjo “aksiomë” nuk vlen për Vllazninë.

Stadiumi “Loro Boriçi”, gjatë gjithë historisë së tij madhështore ka qenë një “kështjellë” e zhurmshme, entuziazmuese dhe e pasur me tifozë, që në çdo moment i jepnin skuadrës kurajë, por, momentalisht, kuqeblutë nuk po arrijnë dot të shfrytëzojnë këtë faktor.

Madje, sa u përket pikëve të grumbulluara në shtëpi, Vllaznia mban vendin e parafundit (8 pikë). Me vetëm 2 fitore në 8 ndeshje të zhvilluara në “Loro Boriçi”, suksesi i fundit është i ndaj Skënderbeut dhe prej më shumë se një muaji ekipi i Mirsad Jonuzit nuk siguron dot një 3 pikësh para publikut të tij. E kundërta ndodh në transfertë, aty ku klubi shkodran ka një ecuri tejet pozitive me 4 fitore 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Edhe disfata e fundit për Vllazninë, kundër Kukësit, erdhi pikërisht në “Loro Boriçi”.

Ndoshta është një lloj ngërçi psikologjik që mund të vijë edhe për shkak të presionit, por, sidoqoftë, është një çështje që kërkon zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat