Befason Conte: Edhe me humbje ndërtohet diçka!

Futboll

Befason Conte: Edhe me humbje ndërtohet diçka!

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Antonio Conte

Interi pret nesër në orën 18:00 Genoan, në një sfidë ku zikaltrit do të tentojnë ta mbyllin vitin me pikë të barabarta me Juventusin (42). Në kuadër të takimit, Antonio Conte ka folur përpara mediave.

Trajneri i zikaltërve e nisi fjalën e tij duke thënë se fitorja do të ishte e rëndësishme. “Gjithmonë e kam thënë që do të ishte shumë e rëndësishme që të ishim në pozitë të mirë përpara Krishtlindjeve. Është ndeshja e fundit për t’u luajtur për këtë vit dhe nëse fitojmë dhe barazojmë Juventusin me pikë, do të thotë shumë!”

Më pas, Conte u shpreh se edhe nëse Interi nuk fiton, rëndësi ka që të ndërtojnë diçka. “Duhet durim, unë i pari! Ndonjëherë edhe kur nuk fiton mund të ndërtosh diçka që do të zgjasë me kohë. Edhe me humbje ndërtohet diçka”, mbyll fjalët e tij numri një i stolit të Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat