Real Madridi mbetet i zhgënjyer me VAR-in, beson se është dëmtuar disa herë këtë sezon

Futboll

Real Madridi mbetet i zhgënjyer me VAR-in, beson se është dëmtuar disa herë këtë sezon

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:33
Varane dhe Alba

Real Madridi është ende i tronditur pas El Clasicos të së mërkurës, veçanërisht nga përdorimi, ose mungesa e përdorimit, të teknologjisë së VAR-it.

Stafi teknik i klubit, lojtarët dhe tifozët mbetën të bindur se vendimet gjatë 90 minutave të ndeshjes në Camp Nou kishin shkuar në favor të Barcelonës dhe e kishin dëmtuar skuadrën e Zinedine Zidane, shkruan Marca.

Ajo që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Camp Nou shërbeu vetëm për ta përforcuar besimin e Real Madridit se ata do të kishin qenë në pozitë më të mirë në La Liga nëse vendimet e gjyqtarëve do të kishin qenë të drejta.

Personat më optimistë në Real Madrid kishin besuar se me kalimin e kohës edhe ata do të përfitonin nga VAR-i dhe gjërat do të baraspeshoheshin, mirëpo tani ata janë dorëzuar sepse ndiejnë se s’mund të bëjnë asgjë.

Real Madridi ndihet veçanërisht i dëmtuar nga implementimi i teknologjisë VAR. Ata kishin pritur që vendimet e gjyqtarëve të jenë më neutrale falë teknologjisë, por tani e besojnë të kundërtën.

Klubi është shumë i zhgënjyer, veçanërisht pasi që në javët e fundit ka pasur më pak incidente të verifikuara nga VAR-i. Këtë gjë Real Madridi e konsideron si hap prapa Marca raporton se edhe Federata e Futbollit e Spanjës është e shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat