Juventusi kryeson garën

Futboll

Juventusi kryeson garën

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:35
Juventusi kryeson garën

Juventusi raportohet se po e kryeson garën kundër Manchester Unitedit për ta siguruar transferimin e yllit të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland, pasi që bardhezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë në vlerë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland ka ngjallur interesim te klubet më të mëdha të Evropës, pasi që ka qenë veçanërisht mbresëlënës në Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën austriake këtë sezon.

Braut Haaland i shënoi tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve, përfshirë këtu golat e shënuara kundër Liverpooli dhe Napolit.

Tani, mediumi italian Tuttomercatoweb pretendon se Juventusi është favoriti për ta siguruar transferimin e Haalandit, për të cilën interesim të madh kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Leipzigu.

Po i njëjti medium italian pretendon se bardhezinjtë janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë eurot e nevojshme për ta liruar atë nga kontrata me Salzburgun, si dhe t’i ofrojnë futbollistin pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon, që me bonuse ngrihet në 5 milionë.

Agjenti i famshëm i futbollit, Mino Raiola, është njëri ndër personat kryesorë në kampin e Haalandit dhe ai thuhet se është njeriu që po e shtyn futbollistin drejt Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat