Ozil do të largohet nga Arsenali - Bota Sot
Ozil do të largohet nga Arsenali

Futboll

Ozil do të largohet nga Arsenali

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:05
Mesud Ozill

Mesfushori gjerman me prejardhje turke mund t’i bashkohet Fenerbahçes në janar

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke nuk është i lumtur në “Emirates Stadium” dhe mund të largohet muajin e ardhshëm.

Interesim për ish-përfaqësuesin gjerman ka shfaqur Fenerbahçe.

Ozil mund të huazohet tek klubi turk për gjashtë muaj, ndërsa më pas Feneri do ta ketë mundësinë ta blejë atë përfundimisht.

Sipas mediumit turk “Fotomac”, marrëveshja në mes të futbollistit dhe klubit turk është mjaft afër.

Ozil i ishte bashkuar Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013.

Ai i ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje me ekipin anglez, por asnjëherë nuk ka bindur me kualitetet e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat