Xhaka duket se do t’i ndajë rrugët me Arsenalin

Futboll

Xhaka duket se do t’i ndajë rrugët me Arsenalin

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:42
Xhaka duket se do t’i ndajë rrugët me Arsenalin

Granit Xhaka duket se do t’i ndajë rrugët me Arsenalin në muajin janar. Që nga përplasja me tifozët në “Fly Emirates” duket se çdo gjë ka shkuar keq për mesfushorin shqiptar.

Tashmë, largimi në janar duket i sigurt dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe mediat në Gjermani, ku “Sky” shkruan se Hertha Berlin mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Xhakës.

Gjithçka është në kuadrin e spekulimeve momentalisht, por sipas gjasave, Hertha do të jetë ekipi i ri i 27-vjeçarit. Ky do të ishte një rikthim për Xhakën në Bundesligë, pasi më parë ka luajtur për Borussia Munchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat