Benfica po shikon në shtëpinë e Borussias - Bota Sot
Benfica po shikon në shtëpinë e Borussias

Futboll

Benfica po shikon në shtëpinë e Borussias

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:54
Benfica po shikon në shtëpinë e Borussias

Benfica po shikon në shtëpinë e Borussia Dortmundit në përpjekje për të forcuar ekipin në merkaton e janarit.

Portugezët po e ndjekin me vëmendje Julian Weigl, të cilin dëshirojnë që ta transferojnë në “Da Luz” që në janar.

Për mesfushorin interesohen edhe francezët e PSG-së, të cilët tentuan ta afronin që në merkaton e verës, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje.

Tashmë pritet oferta zyrtare e Benficas për të parë nëse Dortmund këtë herë do të pranojë të ulet në bisedime për një lojtar i cili mund të luajë si në mesfushë ashtu edhe në repartin e mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat