Në avion me Juventusin drejt Arabisë Saudite

Futboll

Në avion me Juventusin drejt Arabisë Saudite

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 17:14
Në avion me Juventusin drejt Arabisë Saudite

Xhorxho Kielini është mes lojtarëve të Juventusit që do të udhëtojnë të dielën në Riad të Arabisë Saudite për të zhvilluar finalen e Superkupës së Italisë mes bardhezinjve dhe Lacios.

“Zonja e Vjetër” publikoi listën me 24 lojtarët e thirrur nga tekniku Mauricio Sarri për të qenë të gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Por, 35-vjeçari nuk ka mundësi të luajë, pasi është ende në fazë rikuperimi pas operacionit në gjurin e majtë. Vetë klubi torinez e konfirmoi këtë lajm në faqen e tij zyrtare.

Kielini u operua në 3 shtator pasi dëmtoi ligamentin e gjurit të majtë. Mungesa e tij te Juventusi është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

Sipas prognozës, Kielini duhet të rikuperohet për gati 6 muaj nga lëndimi i pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat