Ademi priti zëvendëspresidentin e DFB-së  - Bota Sot
Ademi priti zëvendëspresidentin e DFB-së 

Futboll

Ademi priti zëvendëspresidentin e DFB-së 

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 17:36
Ademi priti zëvendëspresidentin e DFB-së 

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli.

Zëvendëspresidenti i DFB-së ndodhet për vizitë në Kosovë me rastin e manifestimit tradicional të FFK-së “Laureatët e Vitit”.

Gjatë takimit  u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy federatave si dhe për projektet e përbashkëta në vitin që po hyjmë në fusha të ndryshme, e të cilat janë paraparë në memorandumin e nënshkruar në muajin tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat