Ky është mesazhi i presidentit të UEFA-s për Kosovën

Futboll

Ky është mesazhi i presidentit të UEFA-s për Kosovën

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 17:57
Ky është mesazhi i presidentit të UEFA-s për Kosovën

Ka filluar ceremonia e përvitshme e Federatës së Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2019.

Kryetari i UEFA-s, Aleksander Ceferin përmes një mesazhi të dërguar ka shprehur urimin e tij për rezultatet e Kosovës këtë vit.

Ky është mesazhi i Aleksander Ceferin:

“Të dashur miq, i dashur Agim Ademi, fillimisht urime për rezultatet fantastike prej kur vendi juaj është bërë anëtar zyrtar i UEFA-s.

Vërtetuar se jeni vend i vërtetë i futbollit dhe duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur deri tani. Jeni duke shkruar historinë.

Ju e dini se mund të llogaritni gjithmonë në mbështetjen e UEFA-s për t’ju ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e futbollit.

Sot ju jeni një nga anëtarët e 55-të të asociacionit tonë dhe shumë të respektuar. Po ashtu urime lojtarëve që do të pranojnë sonte çmime. Ju nuk jeni vetëm futbollistë, jeni model për gjeneratat e ardhshme. Ju përfaqësoni shpresë për rininë….

Duke përkujtuar ish-kryetarin tuaj dhe shokun tonë të dashur, Fadil Vokrri. Na mungon. Kualifikimi në Euro 2020, në muajin mars, do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit. Paçi fat!

Shijojeni ceremoninë. Jetoftë gjatë futbolli kosovar!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat