Ky është futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

Futboll

Ky është futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 18:13
Gala mbrëmja e FFK-së

(E plotësuar) - Vedat Muriqi është shpallur nga FFK-ja ‘futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019’

Sulmuesi prizrenas e kaloi një vit fantastik, fillimisht me ekipin Rizespor, për të vazhduar me Fenerbahçen në pjesën e dytë të vitit, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën ishte i “frikshëm”.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Amir Rrahmani dhe Milot Rashica.

“Po ndihem vërtetë mirë, që puna e një viti po shpërblehet. Për këtë çmim dua të falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi. Ka qenë një vit i mirë i suksesshëm. Për mua është një motiv shtesë ky çmim, në të ardhmen do të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin dhe Kosovën”.

“Kemi ëndërr që të kualifikohemi në Euro 2020 dhe besoj se me punë dhe këtë staf ëndrrën do ta bëjmë realitet

“Kërkoj falje që nuk isha aty për ta pranuar këtë çmim,. Do të shihemi së shpejti për ta bërë ëndrrën realitet”.

Muriqi luajti 7 ndeshje me Kosovën në vitin 2019, dhe realizoi katër gola. AI nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin, për shkak të detyrës me Fenerbahçen.

Kastriot Rexha është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në IPKO Superligë.

Sulmuesi e ndihmoi Feronikelin të shpallej kampion në IPKO Superligë dhe ta fitonte Digitalb Kupën e Kosovës gjatë vitit 2019.

Zekirija Ramadani është zgjedhur trajneri i vitit 2019.

Trajneri shqiptar nga Maqedonia e ndihmoi Feronikelin të shpallet kampion i Kosovës gjatë vitit që po shkon, ndërsa e udhëhoqi ekipin edhe në garat evropiane.

Kastriot Rexha është shpallur golashënuesi më i mirë i vitit 2019, në gala mbrëmjen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i rrezikshëm kosovar ka qenë i jashtëzakonshëm me Feronikelin në vitin që po e lëmë pas, duke e ndihmuar ekipin nga Drenasi të shpallet kampion i Kosovës, por luajti edhe në garat evropiane.  Feronikeli është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2019.

Skuadra nga Drenasi ishte protagoniste sezonin e kaluar, ku u shpall kampione e Kosovës, ndërsa më pas e fitoi edhe Digitalb Kupën e Kosovës.
Tutje, “Nikli” luajti edhe në garat evropiane në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Feronikeli është në garë për titull të kampionit edhe në edicionin 2019/20. 

Në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit nga FFK është zbuluar 11-shja më e mirë e IPKO Superligës. 

Në këtë listë numrin më të madh të futbollistëve e ka kampioni aktual, Feronikeli.

Portier: Visar Bekaj (Prishtina)

Mbrojtës:
Armend Thaçi (Prishtina)
Përparim Islami (Feronikeli)
Arbër Prekazi n(Feronikeli)


Visar Berisha (Ballkani)

Mesfushorë:
Albert Dabiqaj (Feronikeli)
Arb Manaj (Trepça ’89)
Mendurim Hoti (Feronikeli)

Sulmues:
Kastriot Rexha (Feronikeli)
Blend Baftiu (Ballkani)
Xhevdet Shabani (Drita)

Ka nisur ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK do t’i shpërblejë me çmime futbollistin më të mirë të vitit 2019 dhe disa njerëz të tjerë të përfshirë në këtë sport.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje po marrin pjesë mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve. Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.

Kujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.

Këtë vit favoritë janë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, të cilët jo vetëm që kanë shkëlqyer për ekipet e tyre, Werder Bremenin dhe Fenerbahcen, por edhe me ekipin kombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat